Lefter Koka dezerton nga LSI: Nuk djeg mandatin, ky vendim është i Saliut

Lefter Koka dezerton nga LSI: Nuk djeg mandatin, ky vendim është i Saliut

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka, ka dalë kundër vendimit të grupit parlamentar të LSI-së, duke refuzuar djegien e mandatit.

Në një postim në Facebook, deputeti i Durrësit ka sqaruar arsyet e vendimit të tij. Ai nuk pranon të tërhiqet zvarrë sepse LSI nuk është Luli dhe do të vazhdojë të përfaqësojë mijëra durrsakë që e kanë votuar.

Koka thotë se mandatin e ka marrë nga qytetarët, ndërsa  shton se kjo vendimmarrje nuk është e LSI por e ish-kryeministrit Sali Berisha që sipas tij po e tërheq zvarrë këtë parti.

Lefter Koka thotë se mandati i tij nuk mund të përdoret kurrë për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar.

"Opozita dje mori vendimin për të djegur mandatet e deputetit. Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqytetarëve të mi, për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe të jem përfaqësuesi i tyre. Parimet e mia në 2 dekada te jetës sime politike janë udhëhequr vetëm nga interesi i qytetarëve. Janë ata që me kanë treguar gjithmonë cila është e drejta dhe e vërteta, janë ata bashkëudhëtarët dhe udhërrëfyesit e mi. Ky nuk është një vendim thjesht i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë. Mandati im është besimi i mijëra qytetarëve. Është mandati i qytetarisë, kulturës dhe fisnikërisë durrsake , që as në ditët më të vështira të këtij qyteti nuk theu kurrë një xham. Qytetarët durrsakë kanë treguar në çdo kohë, se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Mandati im nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar. Thellësisht mirënjohës për të përfaqësuar sa më denjësisht zërin tuaj!", deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy