
Tritan Myftiu nga Partia 'Fratelli d’Italia', shqiptari i parë që u zgjodh në 2020 këshilltar në Bolzano të Italisë ka folur në studion e lajmeve në MCN TV lidhur me zgjedhjet që pritet të mbahen në 25 shtator në Itali.
Ai tha se sheh lideren Giorga Meloni si kryeministren e ardhshme të vendit, ndërsa rtheksoi se ajo ka një karrierë të pasur në politikë.
Sipas tij partia e tyre është euroskeptike, por jo se pretendon që të nxjerr Italinë nga Europa, por qkërkojnë një riformatim të komunitetit italian që Italia të jetë europa e p[opujve dhe jo teknicienëve.
Padyshim, Meloni ka bërë një karrierë linare edhe pse është e re në moshë nuk është e tillë në politikë. Partia është themeluar në 2013 dhe nga 2014 e ka drejtuar ajo dhe sot ajo ka 4% të deputetëve ndërkohë që sondazhet e japin nga 22.5 %. Ajo i ka të gjitha letrat në rregull për të qenë kryeministre e Italisë. Ne jemi një parti euroskeptike, por jo që pretendon të nxjerr Italinë nga Evropa. Kërkojmë të reformojmë komunitetin italian që Italia të jetë Evropa e popujve dhe jo teknicienëve. Ka pasur tre qeveri rresht që s’ka dalë nga vota e popullit por nga lojërat e parlamentit. Në bazë të sondazheve këtë herë të treja partitë bashkë do jenë në kalimin e 40% dhe në këtë mënyrë koalicioni i qendrës së djathtë mund të qeverisë lirshëm pas zgjedhjeve të shtatorit dhe në këtë mënyrë Meloni duhet të jetë kryeministrja.
Sa i përket të drejtave të shqiptarëve, ai tha se për to duhet të lëvizin nga njëra anë shoqatat sepse janë përfaqësueset tipike, ndërsa sa i përket të zgjedhurve duhet bërë shumë.
Sa i përket të drejtave në një këshill komunal nuk mund të kërkosh bërjen e një ligji por duke punuar për uljen e çmimit të kopshteve dhe çerdheve indirekt ti ke bërë dhe për grupin e shqiptarëve sepse dihet që janë të shumtë në numër.



