Skandali me publikimin e pagave, arrestohen 4 të dyshuar për nxjerrjen e databazës

Skandali me publikimin e pagave, arrestohen 4 të dyshuar për nxjerrjen e databazës

Prokuroria e Tiranës ka arrestuar të paktën katër të dyshuar për skandalin me listëpagesat e qytetarëve.

Nga hetimi ka rezultuar se kanë nxjerrë nga sistemi listat ma pagat e 690 mijë qytetarëve. Për këtë çështje Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pas hetimit të zhvilluar njoftojnë konferencë për shtyp në 10:30.

Prokuroria ka dyshime të forta se të njëjtët zyrtarë që shpërndarë në mënyrë të paautorizuar listëpagesat e qytetarëve, më herët nxorën edhe databazën me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, e njohur si dosja e patronazhistëve, ku krahas emrit mbiemrit dhe numrit të ID-së secili patronazhist shënonte preferencën politike të votuesit.

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi  stabilitetin dhe sigurinë e tyre. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptarë dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy