Pas Haradinajt, edhe Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Pas Haradinajt, edhe Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka planifikuar një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën.

Një takim i tillë, sipas mediave serbe, është thirrur pikërisht më 4 gusht, ditën që do të formohej Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë.

Sipas raportimeve të "Blic", ka informacione operacionale se shqiptarët do të përpiqen të marrin Gazivodën me ndihmën e NATO-s.

Në takim do të diskutohet gjithashtu edhe se si të mbrohen interesat dhe populli në Kosovë”, shkruan media serbe.

Mbledhja e tyre vjen disa orë pasi kryeministri Haradinaj mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë për të diskutuar gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Pas përfundimit të këtij takimi, Haradinaj ka deklaruar se temë e këtij takimi ishte gjendja e rendit, ligjit dhe sigurisë në vend dhe çështja e afateve kohore që ndërlidhen me Asociacionin.

Temë e ditës ishte gjendja e rendit dhe ligjit dhe sigurisë në vend dhe këtë referim i politikës së fundit që ka ndodhur, pastaj reflektim i afateve kohore që lidhen me Asociacionin. Kam kërkuar rritjen e gatishmërisë të institucioneve të rendit dhe ligjit në mënyrë që të sigurojmë rend dhe ligj në siguri”, deklaroi kryeministri Haradinaj.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy