Aksidentoi me vdekje 3 fëmijë, kapet pas 7 vitesh në Itali

Aksidentoi me vdekje 3 fëmijë, kapet pas 7 vitesh në Itali

Shtatë vjet pasi shkaktoi një aksident ku vdiqën tre vëllezër minorenë, një shqiptar është arrestuar në Itali. Mark Marku është kapur nga karabinierët e Milanos, pas një sinjalizimi të Interpolit. Marku, 34 vjeç, ishte arratisur në Itali për t’i shpëtuar dënimit me 8 vjet burg. Ai jetonte në Milano, ndërsa tani ndodhet në burgun e San Vittores, në pritje të ekstradimit.

Aksidenti ka ndodhur në Shqipëri në ditën e Krishtlindjeve 2010, kur Marku udhëtonte i dehur me makinën e tij tip “Golf”. Një manovër e rrezikshme e tij ka bërë që të përplasej me një tjetër “Golf” me të cilin udhëtonin dy prindër me tre fëmijët e tyre. Dy prindërit mbijetuan, por humbën tre fëmijët e moshës 6, 9 dhe 12 vjeç.

Testi i alkoolit tregoi se Marku po e drejtonte makinën në gjendje të dehur. Në vitin 2013, Gjykata e Krujës e dënoi Markun me 8 vite burg. Por ai u largua drejt Italisë, kur prej disa vitesh punonte në një fabrikë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy