Të ardhurat e OpenAI kanë tejkaluar dy miliardë dollarë në baza vjetore, duke e bërë kompaninë pas ChatGPT një nga kompanitë me rritje më të shpejtë në histori.
Këtë e raporton Financial Times, duke cituar disa burime, sipas të cilave OpenAI mund të dyfishojë të ardhurat e saj deri në vitin 2025, falë interesit të fortë të kompanive për përdorimin e inteligjencës artificiale.
Rritja e jashtëzakonshme e vendos OpenAI në mesin e pak kompanive të Silicon Valley, së bashku me Google dhe Meta, që kanë regjistruar të ardhura prej një miliard në dekadën e tyre të parë të jetës.



