Shqiptarja në konkursin e talenteve në Gjermani: Shqiptarët, trafikantë dhe tutorë prostitutash

Shqiptarja në konkursin e talenteve në Gjermani: Shqiptarët, trafikantë dhe tutorë prostitutash

Një shqiptare ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në rrjetet sociale pas shfaqjes së saj në konkursin gjerman të talenteve “Das Super Talent”. Shqiptarja Alkeda Paskali është paraqitur si komediane dhe ka fyer të gjithë shqiptarët duke iu referuar si “shpërndarës droge” dhe “tutorë prostitutash”.

Gruaja 48-vjeçare e cila sipas mediave gjermane është e lindur në Shqipëri dhe jeton në Ludëigsburg,  në stand up-in e saj thotë se është nga Shqipëria dhe se shqiptarët njihen si dilerë të drogës dhe prostitucionit.  “Sigurisht, ka edhe shqiptarë që nuk janë shpërndarës të drogës, por vetëm janë në shërbim të tyre”, ka shtuar ajo.

Juria nuk i ka dhënë asnjë pikë dhe reagimi në rrjetet sociale ka qenë i menjëhershëm. Të gjithë komentuesit shkruajnë se ajo e uli imazhin e shqiptarëve në botë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy