Presidenti rus Vladimir Putin propozoi të mërkurën ndryshime kushtetuese, të cilat do t'i jepin hapësirë për të zgjatur kontrollin e tij pas largimit nga presidenca. Ai zgjodhi një kryeministër të ri pasi Dmitry Medvedev dhe kabineti i tij u tërhoqën. Putin sugjeroi zvogëlimin e kompetencave të presidencës dhe forcimin e atyre të kryeministrit.
Lëvizjet dramatike u panë gjerësisht si përgatitje terreni për vitin 2024, kur Putini, tani 67 vjeç, është i detyruar të largohet nga presidenca, ndërkohë që ka qenë pjesë e Kremlinit ose si kryeministër që nga viti 1999.
Putini emëroi Mikhail Mishustin, kreun 53-vjeçar të shërbimit tatimor, si kryeministër të ardhshëm. Mishustin, i cili do të merret në pyetje nga parlamenti të enjten.
Ai në mënyrë të pashmangshme shihet si një pasardhës i mundshëm i një presidence të tkurrur, siç do të jenë anëtarët e kabinetit të tij, shumë prej të cilëve pritet të jenë të rinj në qeveri.
Kritikët ekanë akuzuar për një kohë të gjatë Putinin, ish-oficer të KGB-së, për komplotin për të qëndruar në pushtet edhe pas mbarimit të mandatit të tij a për të fituar pushtet mbi kombin më të madh në botë dhe një nga dy fuqitë më të mëdha bërthamore.
Propozimet e tij, të cilat ai sugjeroi se duhet të hidhen në një Referendum, do t'i japin atij mundësinë për të marrë një rol të zgjeruar si kryeministër pas vitit 2024 ose një rol të ri si kreu i Këshillit të Shtetit. /Reuters/



