Prokuroria nis verifikimin për kryebashkiakun Kajmaku

Prokuroria nis verifikimin për kryebashkiakun Kajmaku

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur punën për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryebashkiakut të ri të Vorës, Agim Kajmaku.

Nga Sektori i Dekriminalizimit pranë organit të akuzës, bëjnë të ditur për Tema TV se puna për verifikimin ka nisur që të premten, ditë në të cilën ka mbërritur edhe kërkesa e Partisë Demokratike për kryebashkiakun Kajmaku.

Demokratët pretendojnë se Kajmaku është ndaluar dhe më pas është dëbuar nga shteti grek.

Autoritetet shqiptare pritet të dërgojnë letër-porosi në Greqi, për të kërkuar të dhëna nëse Kajmaku ka qenë ose jo i dënuar në shtetin helen.

Ndërkohë, PD denoncoi më herët edhe kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri, për të kaluarën e tij, akuza të cilat u hodhën poshtë nga ky i fundit, por pas dokumenteve të publikuara, Pjetri rezultoi të ketë qenë i dënuar.

Në ditët në vijim, Prokuroria e Përgjithshme pritet të ketë një përgjigje zyrtare, në lidhje me denoncimet e bëra nga Partia Demokratike, ndërsa kjo e fundi thekson se rasti Pjetri dhe Kajmaku nuk janë raste të izoluara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy