
Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën, thotë se fundmi i pandemisë do të vi atëhere kur 70% e popullsisë të jetë e vaksnuar. “Pandemia do të përfundojë kur të jenë vaksinuar të paktën 70% e popullsisë”, tha Kluge duke shtuar se fushata e vaksinimit në Europë sipas tij është zhvilluar me ritme të ngadalta.
Kluge ka shprehur edhe shqetësim për mutacionet e reja të Covid, për shkak të transmetueshmërisë së lartë.
Sa i përket trnametueshmërisë dhe mutacioneve të Covid, ai tha se varianti indian është më ngjitës se varianti britanik, duke bërë apel që qytetarët të mos humbasin vigjilencën, por të tregohen të kujdesshëm për ruajtjen e shëndetit të tyre.



