Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin vetëvrasës në Manchester gjatë një koncerti pop, ku humbën jetën 22 persona. Në një deklaratë të lëshuar nga Amaq, agjencia e lajmeve të grupit xhihadist, thuhet se sulmi është hakmarrje për sulmet ajrore në Irak dhe Siri.
Javën që shkoi, ISIS publikoi një video në të cilën vlerësonte autorin e sulmit me thikë në Westminster dje nxiste mbështetësit e tij të vinin në shënjestër Britaninë e Madhe.
Të paktën 22 persona, shumica e të cilëve të rinj dh efëmijë, humbën jetën pasi një person shpërtheu bombën në një koncert të këngëtares Ariana Grande në Manchester Arena.
Sulmi i ngjan atij të kryer në teatrin “Bataclan” në Francë në nëntor të 2015-s, ku humbën jetën 130 persona.



