Në Idomeni, numri i forcave policore greke vazhdon të rritet, me qëllim që të mbajnë refugjatët larg gardhit të ndërtuar nga ushtria maqedonase.
Në radhët e para të protestuesve të cilët ndodhen rreth 150 metra larg gardhit, qëndrojnë persona me aftësi të kufizuar dhe fëmijë. Ata protestojnë kundër mbylljes së “Rrugës Ballkanike”.



