OKB: Ndryshimet klimatike, shkak për dyfishimin e katastrofave natyrore

OKB: Ndryshimet klimatike, shkak për dyfishimin e katastrofave natyrore

Ndryshimi i klimës është shkaku kryesor për dyfishimin e katastrofave natyrore nëpër botë në njëzet vjet. Ky është konkluzioni që ka dalë nga një raport i haruar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat (UNSDIR).

Që nga viti 2000, janë regjistruar 7 348 fatkeqësi natyrore (me kosto gati 3 trilionë dollarë) që kanë vrarë më shumë se 1,2 milion njerëz. "Covid-19 i ka bërë qeveritë dhe opinionin publik të vetëdijshëm për rreziqet që na rrethojnë. Emergjenca e klimës mund të jetë edhe më e keqe", tha sekretari i Përgjithshëm i UNSDIR, Mami Mizutori.

"Pa një rikuperim miqësor me mjedisin, ne vetëm do ta shtojmë emergjencën e klimës", këmbënguli sekretari i përgjithshëm. Raporti, i cili nuk mbulon rreziqe epidemiologjike si koronavirusi, tregon se përparimi i katastrofave natyrore lidhet kryesisht me rritjen e katastrofave klimatike, të cilat u rritën nga 3 656 (1980-1999) në 6 681 (2000-2019). Kostot e katastrofave natyrore janë vlerësuar të paktën afro 3 miliardë dollarë që nga viti 2000, por shuma reale është më e lartë sepse një numër i madh vendesh, veçanërisht në Afrikë dhe Azi, nuk japin informacion mbi ndikimin ekonomik. Përmbytjet, të cilat janë dyfishuar, dhe stuhitë kanë qenë katastrofat më të shpeshta në dy dekadat e fundit.

Për dekadën e ardhshme, Kombet e Bashkuara parashikojnë që problemi më i madh do të jenë valët e të nxehtit. Në rang global, numri i vdekjeve u rrit nga 1.19 milion në periudhën 1980-1999 në 1.23 milion në periudhën 2000-2019, ndërsa numri i viktimave nga këto katastrofa natyrore shkoi nga 3.25 miliardë në 4 miliardë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy