Raporti i OSBE për zgjedhjet: Shqetësim lidhja e politikanëve me të inkriminuarit

Raporti i OSBE për zgjedhjet: Shqetësim lidhja e politikanëve me të inkriminuarit

Misioni i OSBE ODIHR ka publikuar sot raportin e plotë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri, si dhe ka dhënë rekomandime të qarta se çfarë duhet përmirësuar në zgjedhjet e ardhshme.

Një problem që duhet zgjidhur është ai i shitblerjes së votës, pasuar nga depolitizimi i administratës zgjedhore. “Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”,- thuhet në raport.

Po ashtu në raport theksohet se politikanët nuk duhet të pranojnë financime nga të inkriminuarit.
“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës”,- theksohet ndër të tjera.

Rekomandimet

Autoritetet duhet të ndërmarrin reforma zgjedhore që janë gjithëpërfshirëse për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODHIR. Dispozitat për ligje të ndryshme lidhur me zgjedhjet duhet të harmonizohen, veçanërisht në lidhje me fushatën, financimin e fushatës dhe mediat.

Përpjekje të forta janë të nevojshme për të adresuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votave, nëpërmjet një fushate ndërgjegjësimi dhe ndjekjeve penale, në mënyrë që të rritet besimi në procesin zgjedhor. Duhet angazhim konkret nga partitë politike për të luftuar praktikat e blerjes së votës. Përveç kësaj, një refuzim publik nga ana e politikanëve për të pranuar mbështetje financiare nga individë me një të kaluar kriminale do të ndihmonte në ndërtimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve.

Qeveria duhet të analizojë efektivitetin e përpjekjeve të mëparshme për të luftuar abuzimin e burimeve shtetërore dhe presionet lidhur me punësimin për votuesit.

Qeveria duhet të konsiderojë krijimin e një organi transparent, të pavarur dhe gjithëpërfshirës, me detyrën dhe kompetencën për të vepruar nëse raste të tilla vihen re në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Një strukturë e tillë mund të përsëritet në nivel rajonal dhe të krijohet në kohën e duhur para zgjedhjeve të ardhshme.

Ligji mund të ndryshohet për të lejuar emërimin jopartiak të komisionerëve të zgjedhjeve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit. Kodi Zgjedhor duhet të ndryshohet për të ndaluar zëvendësimin e anëtarëve të KZAZ-së duke nominuar palët. Duhet gjithashtu të merret në konsideratë futja e mekanizmave alternativë për emërimin e KQV-së dhe anëtarëve të ekipit të numërimit, kur partitë politike nuk propozojnë kandidatët e tyre./BW

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy