Nika: Zbarkimi në Normandi, dha shenjën se filloi fundi i Gjermanisë naziste

Nika: Zbarkimi në Normandi, dha shenjën se filloi fundi i Gjermanisë naziste

Historiania Nevila Nika, në 81-vjetorin e zbarkimit në Normandi thotë se zbarkimi i aleatëve në Normandi, dha shenjën se filloi fundi i Gjermanisë naziste.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Nika e cilësoi si një ditë e cila shënoi hapjen e frontit të perëndimit. 

Është një ditë e shënuar sepse shënon fillimin e fundit të boshtit të së keqes ROBERTO, Romë-Berlin-Tokio, ishte hapja më në fund e frontit të perëndimit. 

Shumë e kërkuar nga Bashkimi Sovjetik i asaj kohe që kishte bërë përpjekjen paraprake me Gjermaninë naziste, për një pakt mos sulmimi.

“Dita D” e drejtuar nga gjenerali Dwight Eisenhower, ishte një përgatitje e madhe. Nuk është vetëm sa duket imazhi që po zbarkojnë djem dhe burra nga SHBA, Britania e Madhe dhe Kanadaja, por kishte spiunazh dhe përgatitje të madhe. 

Sot spiunazhi ka marrë përmasa shumë të sofistikuara, por atëherë nuk ishte e lehtë të dekodifikoje kodet që përdoreshin. 

Është si një skenar filmi, por realisht nuk është film. Se të mendosh sa mijëra ushtarë lanë jetën gjatë zbarkimit ka qenë e mirëmenduar, por përgjigja gjermane ishte shumë e ashpër. Efekti i këtij zbarkimi në Omaha beach, me mbi 2 mijë të vrarë dhe të zhdukur.

 Në Shqipëri erdhi nëpërmjet zërit të Radio Londrës, të Selma Zavalanit dhe Tajar Zavalanit që ua transmetuan të tjerëve.

 Ishte një dhuratë shumë e ëndërruar në të gjithë trojet e banuara nga shqiptarët, të cilët menduan se askush nuk do na e merrte më këtë dhuratë. 

Zbarkimi i aleatëve në Normandi, dha shenjën se filloi fundi i Gjermanisë naziste. Agresor është Gjermania naziste dhe në të njëjtën kohë edhe Bashkimi Sovjetik, se sulmoi Poloninë, bëri masakra. 

Ditën e sotme bëhen 81 vjet nga “Dita D”, dita kur në Europë u hap me sukses fronti perëndimor i luftës, duke e përshpejtuar kështu kapitullimin e forcave naziste. 

Zbarkimi në Normandi cilësohet si nisja e fundit të Luftës së Dytë Botërore, ai inauguron afirmimin e SHBA si një fuqi kryesore në botën e lirë dhe hodhi piketat për rendin e ri botëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy