Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar qesharak vendimin e qeverisë për të rritur me 1.6% pensionet.
Përmes një deklarate shpërndarë mediave ai shprehet se Rama po tallet me pensionistët. Sipas tij ky indeksim është i pamjaftueshëm për të përballuar shtrenjtimin e çmimeve.



