Ish-gruaja e bashkëshortit të Kamala Harris tërhoqi vëmendjen e medias

Ish-gruaja e bashkëshortit të Kamala Harris tërhoqi vëmendjen e medias

Mes gjithë personazheve të njohur, politikanëve dhe pjesëtarëve të familjeve, që morën pjesë  në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden të mërkurën, mediat dalluan edhe ish-gruan e bashkëshortit të Kamala Harris, Kerstin Emhoff.

Nëna e dy fëmijëve njoftoi në rrjetin e saj social se do të bëhej pjesë e ceremonisë, të cilën e ndoqi me krenari. Ajo publikoi një foto të saj dhe dy fëmijëve që ka me ish-bashkëshortin Doug Emhoff, Cole, 26 vjeç dhe Ella, 22 vjeçe.

Në fotot e Kerstin Emhoff në Instagram ajo shkruante se ishte shumë e emocionuar, ndërsa tregonte mbështetjen për gruan e ish-bashkëshortit të saj.

Themeluesja e kompanisë së prodhimit ‘Prettybird’ është divorcuar nga Doug Emhoff në 2008-n. Kerstin dhe Doug ishin të martuar prej 25 vitesh para se të divorcoheshin.

Harris u martua me Emhoff në gusht të 2014-s, ajo u bë njerka e Cole dhe Ella, për të cilët foli shumë gjatë gjithë fushatës.

Në një intervistë në gusht Harris foli për lidhjen e saj të ngushtë me të dy:

"Fëmijët e mi nuk më quajnë njerka, ata më quajnë Momala. Jemi një familje shumë moderne. Nëna e tyre është një mikja ime e ngushtë".

Emhoff, e cila u pa e ulur disa rreshta pas fëmijëve të saj gjatë betimit të së mërkurës në mëngjes, është përshkruar nga Harris si një "mikeshë e dashur".

Burimi People dhe The Independent

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy