Aktorja Gal Gadot zbulon gjininë e bebit numër tre dhe një nga ndryshimet e kësaj shtatzënie

Aktorja Gal Gadot zbulon gjininë e bebit numër tre dhe një nga ndryshimet e kësaj shtatzënie

Një tjetër vajzë! Aktorja Gal Gadot zbuloi se është në pritje të vajzës së saj të tretë. Ylli i “Wonder Woman” postoi një foto në rrjetet sociale më bashkëshortin e saj biznesmen, Yaron Varsano dhe dy vajzat e tyre, Alma, 9 vjeç, dhe Maya, 4 vjeç, pak javë më parë ndërsa dje zbuloi gjininë e foshnjës.

Gadot ka qenë më e ndjeshme gjatë shtatzënisë, ndërsa tha se "hormonet nënvlerësohen".

“Mund të qaj nga reklamat. Mund të qaj vetëm nga një mendim që më kalon në mendje. Mund të qaj nga një këngë e bukur. Jam një qaramane tani. Dhe zakonisht, unë nuk jam kështu! Kjo është arsyeja pse është kaq tronditëse”.

Aktorja gjithashtu foli në lidhje me planet e saj për të fjetur duke trajnuar foshnjën e saj, ndërsa bëri shaka se po mëson nga gabimet që bëri me vajzën e saj të madhe.

"Me Alma-n, ngatërruam plotësisht rutinën e gjumit. Dhe kur lindi Maya, ne ishim ‘Jo më’. Kështu që Maya mund të flinte gjatë gjithë natës që kur ishte pesë muaj. Alma, ende në moshën 9 vjeç, fshihet në shtratin tonë”.

Gadot, 35 vjeçe dhe Varsano, 46 vjeç, u martuan në vitin 2008 në Izrael, vetëm dy vite pas njohjes, kohë kur aktorja ishte vetëm 21 vjeçe.

Varsano është sipërmarrës i pasurive të patundshme. Gal dhe Yaron u takuan për herë të parë në vitin 2006. Të dy u tërhoqën nga njëri-tjetri në një "festë shumë të çuditshëm" në shkretëtirën izraelite.

"Gjithçka kishte të bënte me jogën dhe ushqim të shëndetshëm - ne nuk e gjetëm veten saktësisht atje, por gjetëm njëri-tjetrin".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy