Mjekja gjinekologe Mimoza Keta, thotë se Human Papiloma Virus (HPV) është një virus që futet në trup nëpërmjet marrëdhënie seksuale, ku ka shumë nënvariante të tij, një pjesë me rrezik të lartë për kancer të qafës së mitrës dhe ato me rrezik të ulët.
Nga studio e “MCN Informacion”, mjekja shpjegoi se HPV përhapet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, që shtojnë infektimet.
Sipas saj, ky virus mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës, kancer të gojës ose fytit apo kancer rektal dhe nëse nuk i bihet mbas gratë apo djemtë mund të humbasin jetën e tyre.
Mbartës të këtij virusi janë meshkujt dhe femrat. Ky virus po u fut në organizëm jeton aty brenda dhe fillon dalëngadalë veprimtarinë e vetë, ndaj është e nevojshme që të kapet që në fillim.
Kanceri i qafës së mitrës por dhe ai i gjirit po u kapën që në fillim është i trajtueshëm dhe shpëtohet jeta.
Njerëzit duhet të bëjnë kontrolle të rrezikshme për tu ruajtur nga ky virus. Vaksina HPV bëhet vetëm një herë duke filluar nga mosha 12-vjeçare, krijohen antitrupa që të luftojnë këtë virus.
Këtë vaksinë mund ta bëjnë të gjitha femrat në moshën aktive riprodhuese. Ekziston edhe në Shqipëri një vaksinë që shitet në farmaci të ndryshme dhe lufton disa nga nëntipet e këtyre viruseve.
Vaksina që ekziston në farmaci fillohet me të parën dhe bëhet një dozë rikujtese pas gjashtë muajsh.
Ndërsa për moshën mbi 15-vjeçare duhen tre doza. Vaksina që është në treg bëhet dhe nga meshkujt.
Këtë vaksinë duhet ta bëjnë të dyja gjinitë, pasi te meshkujt mund të japin kancer të lëkurës së penisit, të prostatës.
Nëse nuk keni lytha gjenitale dhe problematika bëhet Pap Testi, ku në sekrecionet e grave vihen re disa qeliza atipike që i rrezikon gratë nga kanceri i qafës së mitrës.
Simptima e parë janë lythet rreth organet gjenitale ose rreth anusit. Mund të mos ketë lythe gjenitale, por kryerja e një Pap Testi ndihmon.
Pap Testin, duhet ta bëjnë të gjitha gratë, së paku një herë në dy vjet.
Nëse Pap Testi rezulton negative, ka dhe një test tjetër të HPV që realizohet në Institutin e Shëndetit Publik, dhe shikohet që nuk ke asnjë lloj problematike është normale që të mund të bëjmë vaksinën.
Kjo vaksinë mbron vetëm nga HPV, ndërsa për tu mbrojtur nga infeksione të tjera shërben vetëm prezervativi por edhe nga shtatzënitë e padëshiruara.



