Egjipti dënon me vdekje 17 persona për sulmet në kisha

Egjipti dënon me vdekje 17 persona për sulmet në kisha

Një gjykatë ushtarake në Egjipt ka dënuar të enjten 17 persona me vdekje, për shkak të disa sulmeve vetëvrasëse në kishat e vendit.

Sulmet, të cilat pretendohet se janë kryer nga Shteti Islamik, kanë lënë të vdekur dhjetëra persona.

Edhe 19 persona tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 10 të tjerë janë dënuar nga 10 deri në 15 vjet burgim, kanë thënë zyrtarët gjyqësorë dhe ata të sigurisë.

Në sulmet në Kajro, Aleksandri dhe Nile Delta, gjatë viteve 2016-2017 janë vrarë 74 persona, të cilat kanë pasur cak të krishterët koptë, të cilët përbëjnë rreth 10 përqind të popullatës me shumicë të myslimanëve sunitë në Egjipt.

Zonat e krishtera kanë qenë objektiv i sulmeve të vazhdueshme në gjithë Egjiptin, çka ka shtyrë autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy