Policia zbulon shkakun e vdekjes së “balenës spiune ruse” në Norvegji

Policia zbulon shkakun e vdekjes së “balenës spiune ruse” në Norvegji

Një balenë beluga e akuzuar si spiune ruse, nuk u qëllua për vdekje siç pretendohet nga grupet e të drejtave të kafshëve, por humbi jetën nga një infeksion bakterial, sipas policisë norvegjeze.

“Një autopsi nga Instituti Veterinar i Norvegjisë del në përfundimin se shkaku i mundshëm i vdekjes ishte infeksioni bakterial, si rezultat i një plage në gojë nga një shkop i ngecur”, tha Amund Preede Revheim, kreu i seksionit të Detit të Veriut dhe Mjedisit në Norvegji.

“Nuk ka pasur gjetje nga autopsia që tregojnë se balena është qëlluar,” theksoi ai, duke shtuar se autopsia ishte e vështirë nga fakti se shumë nga organet e balenës ishin shumë të kalbura.

Beluga e zbutur, e cila u pa për herë të parë në vitin 2019 jo shumë larg ujërave ruse me një parzmore që lexonte “Pajisjet e Shën Petersburgut”, ishte quajtur “Hvaldimir”, duke kombinuar fjalën norvegjeze për balenën “hval” dhe emrin e parë të presidentit rus Vladimir Putin.

Ajo u gjet duke lundruar në një gji të Norvegjisë jugore më 31 gusht.

Në shtator, grupet mbrojtëse të kafshëve OneWhale dhe NOAH paraqitën një raport policor duke thënë se plagët e kafshës sugjeronin se ishte vrarë qëllimisht.

Ata treguan disa plagë të gjetura në lëkurën e kafshës, duke përfshirë atë që u interpretua si një vrimë plumbi.

“Vlerësimet e bëra nga Instituti Veterinar dhe nga teknikët e kriminalistikës së policisë janë se nuk bëhet fjalë për plagë me armë zjarri. Rrezet X të gjoksit dhe të kokës janë kryer pa u zbuluar asnjë predhë apo fragmente të tjera metalike”, tha policia në një deklaratë.

Më herët, policia kishte përshkruar një shkop rreth 35 centimetra të gjatë dhe 3 centimetra të gjerë, i cili u gjet i ngulur në gojën e kafshës, stomaku i saj ishte bosh dhe organet e saj ishin prishur, tha policia.

Balena ishte 4.2 metra e gjatë dhe 1.225 kilogramë. Parzmoren e saj, së bashku me atë që dukej të ishte një montim për një kamerë të vogël, çuan në dyshime se ishte një “balenë spiune”.

Ekspertët thonë se marina ruse dihet se ka stërvitur balena për qëllime ushtarake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy