Tentoi të korruptojë policin në Kosovë, 1 muaj burg shtetasit shqiptar

Tentoi të korruptojë policin në Kosovë, 1 muaj burg shtetasit shqiptar

Një shtetasi të Shqipërisë i është caktuar një muaj paraburgim për shkak se më 11 shkurt i kishte dhënë ryshfet një oficeri policor te pika kufitare Dheu i Bardhë, transmeton Koha.net.

“Sot më datën 12 shkurt 2017, me aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Gjilan, të pandehurit I.SH., i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit, nga neni 429 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se i pandehuri I.SH. shtetas i Republikës së Shqipërisë, ishte arrestuar më datën 11 shkurt 2017, për shkak se i njëjti me këtë datë, në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, i ka dhënë ryshfet oficerit policor, me qëllim që i njëjti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy