Pesë persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të përfshirë në një rast të shitjes së 5 kilogramëve kanabis sativa.
Efektivët e komisariatit nr.5 në Tiranë kurorëzuan operacionin e koduar “Valiasi”, u gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga burimet operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Valias, dy automjetet e dyshuara, automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin A. P., dhe pasagjer shtetasin E. P., dhe automjetin tip “Jaguar” që e ndiqte nga pas, me drejtues shtetasin E. B., dhe pasagjerë shtetasit Sh. N.(G.) dhe E. G., të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., shërbimet e policisë kanë gjetur dy pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen.



