Stay tuned/ Berisha: E keqja e rrjeteve sociale se i kanë dhënë zë personave që nuk e përdorin mirë fjalën

Stay tuned/ Berisha: E keqja e rrjeteve sociale se i kanë dhënë zë personave që nuk e përdorin mirë fjalën

Tregu i influencuesve ka nisur të njihet veçse vitet e fundit në masë më të madhe në Shqipëri.

Njëra nga to, Ditea Berisha, e ftuar në emisionin “Stay tuned” të Valbona Mhillit, thotë se rrjetet sociale sollën të mirat dhe të këqijat e saj.

Sipas saj, e keqja qëndron se i kanë dhënë zë ca personave që nuk e përdorin për të mirë zërin dhe fjalën e tyre.

Rrjetet sociale e kanë një të mirë që na lidhin me të gjithë botën, por gjëja e keqe është se i kanë dhënë fjalë dhe zë edhe shumë personave që mbase nuk e përdorin mirë atë fjalën, atë zërin e tyre.

Jashtëzakonisht justifikohen dhe thonë që në fund të ditës ti e ke bërë jetën tënde publike deri diku dhe duhet të pranosh edhe këto kritika.

Por, problemi është së nuk janë kritika, janë ofendime, janë njerëz që vjellin vrer pa të njohur fare dhe kjo ndodh me të gjithë personat që kanë jetë publike në Shqipëri dhe jo vetëm.

Kështu që duhet të edukohemi pakë në këtë pjesën e komenteve negative, por që gjithmonë i lexoj por nuk u kthej përgjigje, në disa raste po.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy