Një operacion antidrogë në Stamboll ka çuar në pranga një shqiptar. Xhandarmëria turke vuri në pranga shqiptarin me iniciale S.A. dhe dy persona të tjerë, B. A., H.A.
Gjatë kontrolleve në banesa, atyre u është gjetur një sasi prej 11 kg marijuanë dhe një armë zjarri tip pistoletë.
Lënda narkotike u gjet e mbështjellë në fletë alumini dhe qese plastike që nuk lejojnë përhapjen e erës.
Hetuesit thonë se shqiptari dhe dy turqtë janë njohur në rrjetet sociale ku kanë thurur fillimisht planin për të futur lëndën narkotike në Stamboll.



