
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç takohen sot në Bruksel me të dërguarin e posaçëm evropian për bisedimet, Miroslav Lajçak, në përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Lidhur me këtë profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiu në një lidhje skype me MCN u shpreh se takimet për progres nuk duhet të ndalen asnjëherë, ndërsa theksoi se kërkesat e Kurtit qëndrojnë por nuk duhet të jenë kushtetuese.
Sipas tij me rëndësi është është caktimi i një dite që do zbatohet marrëveshja në fjalë.

Ajo që pritet është që të zbuten raportet të cilat janë tensionuar nga Kurti dhe Vuçiç dhe çfarë mund të pritet është vështirë të thuhet se tashmë çdo gjë është e përfunduar në nivel negocimi dhe pritet vetëm zbatimi i marrëveshjes. Do mund të ishte ndonjë datë se kur palët do ta bënin hapin që u kërkohet në këtë rast nga Kosova kërkohet krijimi i asosacionit të komunave me shumicën serbe.
Ajo që ndoshta mund të pritet të ndodhë është që negociatorët të caktojnë një datë, por kjo pritet të shihet. Mendoj që është mirë të takohen, përpjekjet për të pasur një progres nuk duhet të reshtin asnjëherë. Dialogu është e vetmja alternativë për të zgjidhur problemin, alternativa tjetër është lufta që është katastrofike jo vetëm për të dy vendet por për të gjithë rajonin dhe Kosovës i duhet paqja.
Duhet të punojmë dhe shpresojmë që kjo marrëveshje të zbatohet me patjetër. Kërkesat e Kurtit qëndrojnë por nuk duhet të jenë kushtëzuese. Mendoj se takimi duhet të ndodhë që këto gjëra të potencohen dhe ajo që është më kryesorja është caktimi i një dite që do zbatohet marrëveshja në fjalë. Nuk ka normalizim pa njohje, normalizimi është përtej njohjes.



