
Ministria e Brendshme e Italisë e udhëhequr nga Matteo Salvini, kreu i partisë së djathtë, ka urdhëruar mbylljen e projekteve të emigrantëve në fshatin Riace dhe transferimin e tyre në qendra të pritjes, ndërsa Kryebashkiakut të fshatit, Domeniko Lucano i është vendosur masa e arrestit shtëpiak.
Ministria e Brendshme e Italisë ka urdhëruar emigrantët në fshatin Riace, i cili është përshkruar si një model integrimi të transferohen në qendrat e pritjes.
Pas arrestimit më 1 tetor të kryebashkiakut të qytetit, Domenico Lucano, i cili u akuzua për organizimin e "martesave të komoditetit" për emigrantët, të cilëve u ishte mohuar statusi i refugjatit ose vizat dhe anashkalimi nga ana e tij e procesit të tenderimit publik për dhënien e një kontrate të menaxhimit për kooperativat në lidhje me migrantët.
Arresti shtëpiak i kryebashkiakut u festua nga dy partitë në pushtet. Një nga dy partitë në pushtet, në një postim në blog më 2 tetor ka deklaruar se “Riace nuk ishte model, epoka e biznesit të imigracionit ka përfunduar”.
Por çështja ka ngjallur një debat kombëtar ndërsa janë organizuar dhe protesta, ku kanë marrë pjesë mijëra persona, të clët kanë mbështetur Lucanon.
Lucano tërhoqi vëmendjen e mbarë botës për mënyrën e trajtimit të çështjes së emigrantëve, siç ishte vendimi i vendosjes së 450 refugjatëve në fshatin e vogël në Kalabri, në jug-perëndim të Italisë, gjatë krizës europiane të emigrantëve. Vendimin ai e argumentoi si një ringjallje e komunitetit të vogël.
Por, një vendim më 9 tetor nga Ministria e Brendshme, e udhëhequr nga Matteo Salvini, kreu i Ligës euroskeptike kundër emigracionit, urdhëroi mbylljen e të gjitha projekteve të emigrantëve në Riace dhe transferimin e emigrantëve në qendrat e pritjes.
Ndërmjet një postimi në tëitter ditën e shtunë , Salvini pohoi se vendi "nuk mund të tolerojë parregullsi në përdorimin e fondeve publike, edhe në qoftë se përdoren për emigrantët”. Nga ana tjetër, Mario Oliverio, president i rajonit të Kalabrisë, e përshkroi vendimin e ministrisë si “absurd dhe të pajustifikuar”. “Shpresoj që ky vendim të mos e mbulojë qëllimin e përvojës pozitive të jashtëzakonshme, njohja dhe vlerësimi i së cilës njihen në nivel ndërkombëtar.
Shoqata për Studime Juridike mbi Emigracionin, e cila mbron Lucano dhe komunën e Riace, gjithashtu ka dënuar vendimin e ministrisë.



