
Grantet për mbështetjen e biznesit të vogël ose ato që kanë vështirësi buxhetore, për ekspertin e ekonomisë Mirdaim Axhmi, me gjithë pozitivitetin në praktikë do të ketë përfitime të vogla.
Në studion e “MCN economy”, Axhami, tha se ky program mbështetës është i domosdoshëm, porse nga ai do të përfitojnë numër i vogël i tyre, për faktin se në natyrën e kësaj bizneseve janë një sërë kushtet që e penalizojnë në njëfarë mënyre.
Programi i qeverisë për mbështetjen e vogël deri në 2,5 milion lekë me një vlerë rreth 1 milion dollarë, të paktën ky është vendim i qeverisë për të mbështetur biznesin e vogël, duke ditur natyrën e biznesit në Shqipëri, mungesën e punëtorëve të kualifikuar, mungesën e njohurive në plotësimin e dokumentacioneve për të përfituar nga ky fond, duke ditur kriteret e shumta që në këtë vendim janë të përcaktuara, qe duhet të justifikosh fort qëllimin e këtij biznesi, etj.
Pra është shumë e vështirë lehtësia, efekti, ndikimi që ka ky fond, kam përshtypjen që do të jetë shumë sporadik, besueshmëria apo numri i bizneseve që do të përfitojnë realisht nga kjo skemë, do të jetë shumë i vogël.
Ka prioritet planet e biznesit të fokusuara në internet, teknologji, për faqe interneti, për shitje i-komerc, etj, duhet të kemi parasysh se këto janë biznese familjare, janë biznese që kanë 1-4 persona, janë në pikë të hallit për mbijetesë, për shkak edhe të rritjes së kostove, dhe duke qenë kaq të vegjël ato e kanë të pamundur edhe që të amortizojnë rritjet e çmimeve edhe kur kanë një numër volume të vogla.
Kështu që është shumë e rëndësishme mënyra se s si do të zbatohen, ka raste kur të duket si një e mirë shumë e mirë, pra një iniciativë por janë tre elemente, kur është ky plan janë edhe zbatim edhe kontroll që d.m.th. përgjithësisht nga skema të tilla, zbatimi dhe efektiviteti kanë lënë shumë për të dëshiruar.



