Hillary Clinton akuzoi dje në mbrëmje rivalin e saj, republikanin Donald Trump si njeriun më të rrezikshëm që ka kandiduar ndonjëherë për presidencën amerikane, gjatë debatit të fundit mes republikanit dhe demokrates para zgjedhjeve të 8 nëntorit.
“Bernie Sanders ka thënë që ju jeni personi më i rrezikshëm që ka kandiduar ndonjëherë për presidencën amerikane në historinë moderne të Amerikës”, deklaroi Clinton.
”Dhe unë jam dakord me të”, theksoi ajo.



