Softa: Armët e ‘97-ës gjenden lehtësisht në popullatë! Duhen kamera në kryqëzime, policia e kriminalizuar (VIDEO)

Softa: Armët e ‘97-ës gjenden lehtësisht në popullatë! Duhen kamera në kryqëzime, policia e kriminalizuar (VIDEO)

Eksperti kriminalistik Fatjon Softa, komenton ngjarjet e fundit kriminale, atentatin me dy viktima në Vlorë, vrasje në Elbasan dhe atë në Sarandë duke thënë se gjendja është e rëndë dhe rendi dhe siguria janë në rendin e ditës si një nga shqetësimet që qytetarët e ndjenjë çdo ditë më tepër.

Duke folur për MCN TV, Softa deklaroi se rrezikun e sigurisë njerëzit e ndjejnë kudo ku janë në plazhe, rrugë, autostrada dhe se krimi vazhdon të jetë sërish i armatosur dhe ajo që ngrihet si shqetësim është se armët janë në popullatë dhe gjenden lehtësisht.

Sipas tij, Elbasani nuk po gjen qetësi dhe vazhdon të jetë vendi i viktimave dhe se ajo që bën përshtypje në të gjitha rastet e vrasjeve janë mosha e re.

Po ikin mosha rinore. Vrasja e Elbasanit është një vrasje e rëndë se ndodh në zonë të banuar dhe se ka bashkëpunëtorë, meqenëse ka pasur kamera dhe dëshmitarë, personat janë identifikuar dhe mundësia për ti kapur është e madhe.

Rasti i Sarandës dhe i Vlorës janë raste të tjera, nuk mund të shkosh të marrësh thikën dhe të vrasësh për një vend parkimi, nuk është dhuna që zgjidh problemi.

Rasti i Vlorës vjen për një hakmarrje, vrasjet krijojnë zinxhirin e ngjarjeve që do të krijojnë më tej hakmarrje.  Nuk është rasti i parë i përdorimit të dhunës. Dhe në jug për problemet në vend të shkohet në kulturën e dhunës dhe të jemi më njerëzorë, problemet zgjidhen me dhunë.

I pyetur me atentatin me dy të vrarë në Vlorë, nëse është luftë bandash dhe se shumë pak krimi i druhet policisë autoritetit të shtetit, Softa e quan të rëndë dhe faktin që ngjarje të tilla përsëriten me të njëjtën skemë.

Softa shprehet se ngjarje të tilla tregojnë paaftësinë e policisë për të parandaluar ngjarje.

Nuk mund të them se s’do ketë krim dhe kriminalitet por shumë ngjarje mund të ishin parandaluar. Një polic hipte majë luleve për të filmuar. Nuk ndodh që këto radar të lexojnë targat në mënyrë dixhitale, shteti shkon për të mbledhur gjoba dhe jo për të parandaluar krimet.

Duhen kamera dixhitale për të lexuar nëse janë targa të vjedhur, mjet në kërkim. Ka siguracion apo jo. Ky mjet nuk ka ndodhur dhe nuk kanë lëvizur për herë të parë. Në të gjitha rastet viktimat ndiqen deri sa të gjejnë vendin e ekzekutimit. Ky mjet ka qenë i vjedhur dhe është djegur pas krimit. Janë kallashnikovët e 1997-ës që përdoren për krim.

Çdo njeri që do të bëjë një krim e gjen armën. Se ende nuk është bërë një dorëzim e armëve, apo amnisti. Nuk ka një informacion nga policia se sa armë ka në qarkullim. Por armët janë në masivitetin e tyre.

Se në çdo ngjarja ka 2-3 kallashnikov. Problem është në zhdukjen e gjurmëve të armëve të krimit që ka ndodhur. Në çdo kryqëzim apo rrethrrotullim, duhet të kenë kamera sepse një person që do kryejë krimin do kalojë në këto akse. Ruajtja e urave, tuneleve, mbikalimeve është element që ndihmon.

Se forca e një policie duhet të jetë parandalimi. Gjithë këta persona që përfshihen në akte kriminale, janë me precedentë. Nëse personat me precedentë do ishin të kontrolluar, mund të shkohej në parandalim. Te ngjarja e Elbasanit personi ishte i armatosur, për çfarëdolloj motivi, situata përfundon me armë. Kjo tregon se armët janë në masivitet dhe sidomos tek moshat e reja.

I pyetur nëse ka element kriminalë që kompromentojnë besueshmërinë e policisë dhe nevojën për veting në radhët e uniformave blu, Softa deklaroi se në radhët e policisë ka persona të ndaluar, duke folur për 26 të tillë dhe se shumë të tjerë janë në hetim.

Sipas tij, kjo tregon se një pjesë e radhëve të policisë janë të kriminalizuar.

Se kur kanë pasur për arrestime, kanë pasur sinjalizime të policisë dhe kanë shpëtuar. Një polici e fortë që bën parandalimin dhe që ka kapacitetet njerëzore dhe politike, i ka të gjitha mundësitë që të parandalojë krimin. Vetë komuniteti i policisë dhe drejtuesit e tyre kanë probleme. Ka shumë gjëra që duhen parë një pjesë e madhe e policisë punojmë me letra, punojnë në zyra, plan masash.

Për këtë gjë mjafton të përmendim Potamin. Pas vrasjes së vogëlushes, policia mori kontrollin e vijës së ujit dhe rezultoi se shumë mjete janë pa dokumente dhe drejtuesit pa patenta.

Policia i ka të gjitha strukturat, mungon drejtuesi, përkushtimi dhe pastrimi në radhët e saj. Patjetër që duhet bërë veting në radhët e policisë. Duhet ti rikthehemi nismave se pa pastruar radhët e policisë!

Është e pamundur të realizosh një operacion policie, se ndihet i rrezikuar vetë punonjësi i policisë se nuk dihet kë ka në krahë. Politika duhet të jetë më e përgjegjshme dhe jo sa herë që ka ngjarje dhe probleme tregojnë autostradën, ujin. Shqiptarët kanë nevojë për rend dhe siguri dhe bashkëpunim më të shëndoshë.

Vetë organet e zgjedhura, duhet të bashkëpunojnë se nuk mund të bashkëjetojë dhe turizmi dhe krimi. Standardet e sigurisë fillojnë që nga plazhet, siguria. Ne duhet të shikojmë një polici që ta ndihmojmë dhe jo vetëm një polici që del skutave për gjoba.

Nuk mund të jetë një polici pa shtysë politike, nuk vijnë prej meritokracisë, ka qarkullim dhe jo lëvizje vertikale për ndryshime në bazë, por ka rrotullime të këtyre ngjarjeve, për shkak edhe të ligjit të gradave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy