Basha: Edi Rama, këputi lidhjet me krimin! Largo Xhafajn e Ruçin

Basha: Edi Rama, këputi lidhjet me krimin! Largo Xhafajn e Ruçin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi sot kryeministrin Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisjes për lidhje të ngushta me krimin. Në fjalën e tij në Parlament, Basha tha se Rama futi krimin në politikë, një fenomen që sipas tij po bëhet pengesë për integrimin e vendit në BE.

“Në Shqipëri shijon jetë luksi, vila luksi, restorante e tj., madje mund tin dash ato dhe ndonjë vizë të bardhë edhe me politikanë që shoqëria më besnike e krimit. Edi Rama e futi krimin në politikë dhe qeverisje. Në Shqipëri sot në krye të Parlamentit është dikush që ndërkombëtarët e cilësojnë si lidhje me krimin dhe trafikun e drogës. Në Shqipërinë e Ramës, përdhunuesit janë kryetarë bashkie. Në Shqipërinë e Edi Ramës, ata që kërkon Interpoli i mbron policia e korruptuar, edhe kur mediat e huaja i pagëzojnë si Eskobar. Në Shqipërinë e Ramës, paratë shkojnë për propagandë dhe jo për laboratorët e kriminalistikës, të cilët marrin flakë krejt papritur kur hetimet u afrohen politikanëve të përlyer.

Shqipëria nuk do të marrë ftesë nëse nuk zgjidh lidhjen mes krimit dhe politikën. PD ngriti zërin 4 vjet për drogën dhe krimin. Ne e bëmë këtë çështje parësore të debatit politik. Sot të kërkoj ty Edi Rama ta nisësh luftën kundër krimit duke larguar Ruçin e Xhafën, kërko shkarkimin e Qazim Sejdinit, bëj publike listën e të kërkuarve që ndodhen në administratë, spastro policinë nga të lidhurit me bandat e drogës”, tha Basha.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy