
Prokuroria e Posaçme nis hetimin pasuror ndaj të arrestuarve dhe të dyshuarve si të përfshirë në aferën e sterilizimit.
Mes tyre janë biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrepaj.
SPAK ka nisur hetim pasuror edhe për dy ish-ministrat atë të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe atë të Financave Shkëlqim Cani, ndaj të cilëve do të kryhet verifikim i llogarive bankare, bizneseve, pronave dhe aseteve.
Në pjesën e parë të dosjes së sterilizimit SPAK ka kërkuar 6 masa sigurie.
Për dy ish-ministrat, SPAK ka veçuar hetimet dhe pasi i ka marrë në pyetje vazhdon me veprimet proceduriale.



