
Një nga kërkesat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Shqipërinë, në fjalën drejtuar deputetëve të Kuvendit, ishte kufizimi i turistëve rusë në vendin tonë.
Presidenti ukrainas theksoi se nuk mund ta dimë se kush do të vijë në Shqipëri.
“Kërkoj t’i kufizoni ardhjet e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dimë se kush vjen te ju. Ndoshta vrasësit që kanë qenë në Buça apo xhelatët e Mariupolit”, tha Zelensky.
“Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet tërësisht tregtia me Rusinë. Kërkoj t’i mbyllni portet për anijet ruse”, shtoi Zelensky në fjalën e tij.
Kujtojmë që përgjatë viteve të fundit ka një shtim të turistëve që vijnë në Shqipëri nga vendet e Lindjes, mes të cilëve edhe të turistëve rusë.



