Berisha: Protesta e sotshme eklipson për nga rëndësia atë të mbajtur në 20 shkurt të 1991

Berisha: Protesta e sotshme eklipson për nga rëndësia atë të mbajtur në 20 shkurt të 1991

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur përmes një lidhje në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Në fjalën e tij tha se protesta e sotshme eklipson për nga rëndësia protestën e zhvilluar në 20 shkurt 1991.

Sot për të parën herë ky 20 shkurt eklipson për nga rëndësia atë të vitit 1991 sepse në dallim nga 20 shkurti i 1991 sot ne nuk kemi përpara simbolet e një diktature të bazuar në doktrinën leniniste, por përballemi me një lloj të re diktature që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin.

Ju vini në këtë shesh si heronj të vërtetës, të guximit, të pluralizmit, të antikorrupsionit. Vini si heronj të betejave të fituara.

Berisha duke i cilësuar protestuesit si heronj tha se sot demokratët inagurojnë betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës.

Shqipërinë e ndërtojnë shqiptarët dhe jo tradhtarët. Miqtë e mi, për ju Shqipëria moniste është e shkuara e zezë, kurse korrupsioni i qeverisë është armiku më i rrezikshëm.

Korrupsioni i Edi Ramës është rrezik real dhe për miqtë dhe partnerët tanë kudo nëpër  botë. Sot është ditë e shënuar për PD-në. Sot është ditë e shënuar për demokracinë, për fatin e Shqipërisë.

Ne inaugurojmë sot, misionin tonë në Tiranë dhe në Shqipëri. Betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës, betejën për çlirimin e shqiptarëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy