Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Maqedoni, 5 mjek në Klinikën e Dermatologjisë të infektuar

Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Maqedoni, 5 mjek në Klinikën e Dermatologjisë të infektuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një konference për shtyp njoftoi se ka ndërruar jetë një grua 66-vjeçare nga Dibra e cila paraprakisht kurohej për hipertension.

Me këtë numri i viktimave në RMV nga virusi korona ka arritur në 3, ndërkaq numri i të infektuarve gjithsej 177.

“Bëhet fjalë për gruan e cila në periudhën e kaluar ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq ndërroi jetë përpara disa orëve”, tha FIlipçe.

Ashtu siç informoi ministri Filipçe, 5 mjek nga Klinika e Dermatologjisë janë të infektuar me virusin korona.

“Pas 16 ditëve të kaluara në izolim, pa simptoma në teste kanë dalë me rezultate pozitive. Ata janë kolegë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata do të vazhdojnë të jenë në izolim”, theksoi Filipçe, duke shtuar se me to do testohen edhe 30 punëtorë shëndetësorë nga klinika, testimet e të cilëve kanë dalë negativë.

Paraprakisht, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me virusin korona në vend.

Sipas qyteteve, rastet e reja janë diagnostikuar në Shkup (20), Kumanovë (3), Veles (3), Prilep (2) dhe Dibër (1).

Sipas vendbanimit deri më tani më së shumti të infektuar ka Shkupi, gjegjësisht 108, pastaj Dibra (41) – prej të cilëve 2 kanë ndërruar jetë, Kumanova (11) – prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë, Shtipi (7), Velesi (3), Kavadari (2), Ohri (2), Prilepi (2) dhe Gostivari (2).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy