Viti 2025 ka qenë një vit i ngarkuar për Partinë Demokratike, i shoqëruar me përplasje dhe përçarje brenda grupit, duke përfshirë dhe ‘foltoret paralele’ me Ervin Salianjin.
Gazetari Mariglen Kume, në një intervistë për "MCN Live", ka komentuar situatën e PD-së, duke thënë se nga janari Berisha ka premtuar të nisë një ritëm tjetër në politikën e partisë.
Ai shtoi se Berisha beson se Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër deri në pranverë.
Foltoret kanë pasur pjesëmarrje të ulët, por Berisha vazhdon me aksionet e tij dhe premton se do të ketë protesta kombëtare.
Ai ka thënë se do të ketë protesta çdo natë, edhe pas festave.
Përsa i përket planit të PD-së, , Berisha ka premtuar se nga janari, opozita synon një ritëm tjetër.
Sipas Berishës, pranvera duhet të sjellë fundin e mandatit të Ramës si kryeministër, dhe kjo do të arrihet përmes protestave dhe ngujimit para Kryeministrisë.



