Murrizi: 20 shkurti nuk ishte protestë, disa e morën se po zmadhojnë emrin e tyre të venitur (VIDEO)

Murrizi: 20 shkurti nuk ishte protestë, disa e morën se po zmadhojnë emrin e tyre të venitur (VIDEO)

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi nuk e sheh si protestë atë të mbajtur nga opozita më 20 shkurt, por grumbullim masiv me regji, ku diktohet se kush do të mbante fjalë.

Duke folur nga studio e MCN Live ai tha se çdo grumbullim i tillë nuk është protestë, duke u shprehur se protesta janë ato që bëjnë grekët, gjermanët apo amerikanët që u futën në Capitol Hill.

Këtu nuk kemi as shoqata, as sindikata. Ai ishte tubim jo protestë, për mua protesta nuk njoftohet nga partitë politike.

Nëse qytetarët dalin vetë dhe jo të ftuar nga strukturat në protestë. Protesta nuk ka tribunë, as regji.

Protesta duhet të ishte pa regji, duhet të merrnin fjalën qytetarët dhe të flisnin për çfarë të kishin qejf. Ajo është protestë dhe të thoshte për këtë arsye apo atë.

Edhe pesë xhama le të thyhen, nuk u bë qameti. Disa e morën që po zmadhojnë emrin e tyre të venitur.

Grupi parlamentar i PD kanë falënderuar njeri tjetrin për pjesëmarrjen. Gazi me gjithë grupin e gazrave.

Po ta dinte mileti se kush do fliste të jeni të bindur që nuk do vinin më shumë se gjysma.

Kjo për mua rrit adrenalinën e mbështetësve të opozitës, vret frikën e atyre qytetarëve që heshtin. Unë kam qenë iniciuesi i parë që kam kërkuar të mbahet fjalë më 20 shkurt, te rruga “Mustafa Matohiti”.

Për mua 20 shkurti duhet të jetë ditë proteste për shqiptarët. Në shenjë revolte që pas këtij birboje, asnjë tjetër të mos bëhet si ai diktatori që na hipi në kurriz.

Ajo pjesëmarrje nuk vjen nga rrethet po nuk doli Tirana. Pashë nëna me fëmijë.

Pjesëmarrja ishte se doli Tirana, për të thënë se nuk jemi dakord me Ramën. Ky nuk është bashkim, ky është rikthim.

Brodhën dy vjet për tu faktorizuar si lidera, u rikthyen në fole aty ku morën mandatin.

Dhe kur kanë ikur, kam thënë se kanë ikur si bastardë, se vodhën vulën.

Ikën si hajdutë vule, nuk i fërshëlleu kush. Nuk e kanë provuar se sa pjesë janë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy