“S’kam fshehur asgjë”/ Flet në Gjykatë mjeku Edvin Prifti: Kam operuar mijëra shqiptarë, punoj në shtet e privat

“S’kam fshehur asgjë”/ Flet në Gjykatë mjeku Edvin Prifti: Kam operuar mijëra shqiptarë, punoj në shtet e privat

Mjeku kardiolog Edvin Prifti, i gjendur përballë dy akuzave të rënda nga ana e Prokurorisë së Posaçme e njohur si SPAK, ka deklaruar gjatë seancës gjyqësore se për çdo gjë do të thotë të vërtetën rreth aty për çfarë akuzohet.

Gjatë deklaratës së tij përballë gjykatës, mjeku Prifti tha se nuk ka fshehur asnjë gjë, madje ka konfirmuar se punon në spital privat, por edhe në shtet. Mjeku është shprehur i befasuar nga kërkesa e prokurorisë, e cila ka kërkuar futjen e tij në burg, madje duke i shtuar edhe akuzën e pastrimit të parave.

“Kam mbaruar me medalje ari, jam specializuar në Siena dhe La Sapienza dhe diplomuar si specialist në kardiokirurgji. Punova në San Kamilo. Unë jam denoncuesi i parë i Covid-it në Shqipëri dhe gjithmonë do të them të vërtetën.

Në Shqipëri jam kthyer që në vitin 2006, njerëzit operoheshin jashtë. Unë ngrita besimin duke drejtuar kardiokirurgjinë dhe të gjithë shqiptarët operohen në Tiranë. S’kam fshehur asgjë. Punoj në shtet dhe privat. U befasova nga prokurori që kërkoi burg. Kam operuar mijëra shqiptarë”, ka deklaruar mjeku kardiolog para gjykatës, Edvin Prifti.

Ndërkohë, prokurori Altin Dumani ka kërkuar masën “arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti. Avokati, Henrik Ligori ka këmbëngulur se shuma e eurove që është gjetur në banesën e mjekut ka qenë shumë e fituar nga çmimet ndërkombëtare, ndërsa e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.

Sot në seancë u njohëm me adresimin e masës për një krim hipotetik, për të cilin nuk ka provë, pse nuk u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas në vigjilje të fushatës. 220 mijë eurot janë të fituara nga çmimet ndërkombëtare”, tha Ligori.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy