Skëndaj: Jemi në zonë të gjelbër, por në emër të Covid 19 po privohen të sëmurët e tjerë dhe po mbahen peng institucione shëndetësore

Skëndaj: Jemi në zonë të gjelbër, por në emër të Covid 19 po privohen të sëmurët e tjerë dhe po mbahen peng institucione shëndetësore

Gazetari Erjon Skëndaj tha ditën e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv se ka një rritje të konsiderueshme të infektimeve, por shtoi se pak njerëz përfundojnë në spital. Skëndaj tha se jemi në një zonë të gjelbër dhe se po bëhet një vlerësim jo i drejtë i të sëmurëve.

Statistikat tregojnë një rritje të konsiderueshme, shkalla e pozitivitetit ka shkuar në 22%. 1 në 4  persona të testuar ka rezultuar pozitiv. Është shifër e lartë, por shumë pak njerëz përfundojnë në spital dhe me pasoja të rënda. 12 persona të shtruara. Ka rritje të numrit të urgjenca ditore. Koha e qëndrimit në spital është disa ditë. Nga 1 prilli kemi 5 fatalitete.

Infektimet nuk shkaktojnë në fatalitete, për shkak të shkallës së lartë të imunizimit. Mua më shqetëson që një numë i konsiderueshëm të atyre që janë shtruar janë me vaksinë.

Shkalla e imunizimit natyror është perfekte dhe zgjat të paktën 2.5 vite. Siç thotë edhe Alimehmeti e bëri Shqipërinë të ketë dalë nga pandemia.

Kur ke 0 fatalitet dhe vetëm 12 persona të shtruara mbahet urgjenca e kirurgjisë. Nuk po vlerësojmë  drejtë të sëmuret. Privojmë 1 mijë persona.

Nuk ka gra shtatzëna, grup moshat janë 40-80 vjeç, nuk kemi të rinj, nuk kemi forma të komplikuara, incidenca është 58 infektime për 100 mijë banorë. Ne jemi akoma zonë e gjelbër.

Skëndaj tha  në emër të Covid 19po privohen të sëmurët e tjerë dhe po mbahen peng institucione shëndetësore. Gazetari përsëriti se treguesit e vdekshmërisë nga Covid 19 janë pothuajse zero.

Di që Britania e Madhe ka pasur luhatje, dhe që ka % të lartë të njerëzve të imunizuar me 3 doza.

Në Shqipëri ka pasur disa infektime për banorë. Para dy orësh u interesova. Kemi vetëm 12 persona, vetëm një është me cipup, të tjerët janë forma të administrueshme.

Në emër të Covid 19 po provohen të tjerë. I thonë urgjencën tuaj e kemi çuar te Trauma. Te trauma kalon si pacient i dorës së dytë.

Në emër të Covid 19 mbahen peng institucione shëndetësore. Treguesit e vdekshmërisë janë pothuajse zero.

Nuk e di nëse ka një vend të dytë që është mjekuar në Shqipëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy