Arrestimi i drejtorëve, Kalemaj: Bandë e krimit të organizuar në krye të bashkisë Tiranë që merr tenderat (VIDEO)

Arrestimi i drejtorëve, Kalemaj: Bandë e krimit të organizuar në krye të bashkisë Tiranë që merr tenderat (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, arrestimin e drejtorëve të bashkisë Tiranë, e krahason me skema që nuk kanë funksionuar as në vendet që bënë Pranverën Arabe, si Tunizia apo Algjeria.

Duke folur për MCN Live, Kalemaj tha se në bashkinë Tiranë kishte një kartelë mes kompanive, ku ndanin çdo tender të bashkisë.

Kalohet në një akt tjetër më flagrantë, atje janë ish-drejtorët më të rëndësishëm të bashkisë Tiranë.

Mariglen Qato, apo Redi Molla, kishin krijuar kompani të tyre.

I vendosin një emër të një kompanie botërore dhe vete ministrja jonë e Mjedisit dhe thotë se kjo kompani do bëhet investitore strategjike, duke e ngatërruar me emrin e një kompanie ndërkombëtare dhe do të investojë 15 milionë euro, ndërkohë që këto janë para të vjedhura nga qytetarët shqiptarë.

Një bandë e krimit të organizuar në krye të bashkisë së Tiranës, marrin tenderat e bashkisë Tiranë.

Nuk i ka paratë e babës Erion Veliaj, por u ka rritur koston qytetarëve të Tiranës, këtu duhet një revolucion mendimi se si të shpëtojmë nga ky zullum i cili është trashur dhe po trashet sa nuk mban më.

Të gjithë këta drejtorë, njëherësh pronarë të kompanive, rezulton se ishin dhe drejtuesit e fushatës së Veliaj.

Këta kanë mbledhur votat për Erion Veliaj, i kanë blerë votat, na del edhe korrupsion zgjedhor, këtu ka aq shumë krime për të cilat mund të dënohen, por se çfarë do të ndodhë, mbetet për tu parë.

Elefanti në dhomë është qeveria dhe qeveria e vogël, bashkia, që gjithë këto vite nuk ka bërë një audit, që të ketë çuar një person.

Ata kanë strukturat antikorrupsion, ka bërë një ministri për adminisitratën, ka kaq shumë mekanizma dhe hallka që mund t’i nxjerrin fare zbuluar.

Këta nuk kanë çuar asnjë rast të vetëm i denoncuar nga kryeministri apo Veliaj, këtu tregon që për këta s’ka korrupsion.

Drejetorët që në surrat duken kriminelë, nuk duken ata drejtorë. Ky tjetri duket si bosi i mafies ruse.

Nuk gjejnë këta figura normale në këtë vend për t’i emëruar.

Mund të ketë pasur korrupsion qeveria Berisha, Nano, por këta janë të gjithë.

Shefqetit i jep dhe rrugët detare dhe rrugët tokësore, po siguria kombëtare?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy