Nga 128 milionë doza të vaksinave të administruara deri më tani, më shumë se tre të katërtat e vaksinave janë bërë në vetëm 10 vende që përfaqësojnë 60% të PBB-së botërore. Deri më sot, doza e parë nuk është bërë ende në rreth 130 vende.
Në një njoftim, OBSH dhe UNICEF bëjnë të ditur shifrat, duke nënvizuar se "kjo strategji vetë-shkatërruese do të kushtojë jetë dhe mjete jetese dhe do t'i japë virusit mundësi të mëtejshme për të ndryshuar, duke shmangur vaksinat dhe kërcënuar rimëkëmbjen ekonomike globale". UNICEF dhe OBSH u kërkojnë udhëheqësve të shikojnë përtej kufijve të tyre dhe zbatojnë një strategji vaksinimi që mund t'i japë fund pandemisë dhe të kufizojë variantet e virusit.
Punonjësit shëndetësorë, thonë ata, kanë qenë në ballë të pandemisë në mjediset me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe duhet të mbrohen së pari, në mënyrë që të mund të na mbrojnë në te tjerëve. Vendet pjesëmarrëse në Covax po përgatiten të marrin dhe përdorin vaksinat. Por nuk ka furnizim të drejtë me vaksina.
Për t’u siguruar që shpërndarja e vaksinave të nisë në të gjitha vendet, është e domosdoshme që qeveritë që kanë vaksinuar profesionistët e tyre të kujdesit shëndetësor dhe popullatën në rrezik më të lartë të sëmundjes serioze të ndajnë vaksinat përmes Covax.
“Covid-19 na ka treguar se fatet tona janë të lidhura fort. Pavarësisht nëse ne fitojmë ose humbasim, në secalin prej opsioneve jemi së bashku", përfundojnë OBSH dhe UNICEF.



