Afati 5 janar për selinë e PD, Kikia: Pres përplasje

Afati 5 janar për selinë e PD, Kikia: Pres përplasje

Analisti Mentor Kikia tha se situata në Partinë Demokratike po shkon drejt një situate komike dhe kjo për shkak se pasi kreu i PD Lulzim Basha bëri humor me Foltoren e Sali Berishës po bën vetë të njëjtën gjë. Nga studio e lajmeve të MCN TV, Kikia u shpreh se nëse PD do kishte punuar kaq fort për zgjedhjet e 25 prillit mund të kishte fituar. Kikia po ashtu ngre dyshime për pjesëmarrjen në sallat ku Basha dhe Berisha zhvillojë takimet me qytetarët duke thënë se asnjëra palë nuk ka publikuar pamje të sallave.

I pyetur se si i sheh ngjarjet pas 5 janarit Kikia u shpreh se padyshim pret përplasje, por jo të nivelit të dhunshëm.

Intervista:

Z. Kikia, Lulzim Basha në Diber, Sali Berisha në Vlorë. Luftë për terren drejt luftës për pushtet, apo matje forcash. Çfarë mund ta cilësojmë?

Kikia: Të dyja palët kanë shkuar drejt një situate edhe komike, pasi Basha dhe mbështetësit e tij bënë humor me foltoren dhe tashmë Basha i kthehet foltores së tij. Të dyja foltoret që përfaqësojnë një grupim të ndarë nuk e përfaqësojnë PD. Nëse do kishin punuar kaq fort për zgjedhjet e 25 prillit rrezik do kishin fituar. Por nuk është kështu, kjo nuk është në favor të PD. Të dy flasin si liderë të PD dhe nga imazhet e publikuara strukturat që i menaxhojnë mungonin pamjet e sallës.

Z. Kikia, në 5 janar është kërkuar largimi nga zyra i Lulzim Bashës nga Komisioni I Rithemelimit, përndryshe vendos anëtarësia thotë grupimi I këtij komisioni. Mund të shkohet në përplasje apo në protesta?

Kikia: Çdo gjë mund të ndodhë. Janë testuar ndërhyrjet e Berishës në PD. Padyshim unë pres përplasje, jo të nivelit të dhunshëm, por incidente sepse nuk ka rrugë tjetër. Nëse do ketë përpjekje për ti dhënë fund do ketë zbehje, por ajo që demokratët vetë shohin është se Berisha vetëm i hapi valvulën tenxheres me presion dhe Berisha ishte vetë kapaku. Tani shpërtheu presioni që nisi që prej 2013-ës.

Z. Kikia, qeveria ka njoftuar konsultë kombëtar me qyetarët, por deri më tani kemi parë vetëm komunikim publik. Duhet të presim ndryshim të qasjes në janar?

Kikia: Nuk shikoj asgjë të re, nuk shikoj produkt real përveçse është sajesë për të prodhuar politikë, tërheqje të vëmendjes nga histori si inceneratorët, dalja e të dhënave. Ai publik që do ti përgjigjet ftesës për kanabisin do jetë negativ dhe nuk do të miratohet.

Z. Kikia, ndalemi pak edhe te deklarata që ndoqëm me herët gjatë edicionit nga kreu I SPAK, Kraja se nuk do të përfshihet në hetime për të dhënat personale. A duhet të kishte filluar hetimin me inisiativë ky institucion?

Kikia: Padyshim. Këtu nuk ka nevojë për denoncime. Dalja e të dhënave pavarësisht debatit se sa përbëjnë shkelje të privatësisë është një proces që meriton hetim në shkatë të gjerë, por prokuroria ka zgjedhur ti bëjë mënjanë këtij skandali. Ky nuk cënon të dhënat personale por integritetin e shtetit që po fut teknologjinë në mënyrë masive. Prokuroria do të duhej të ishte investuar në një investim të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy