Irlanda gjobit me 91 milionë euro kompaninë Meta

Irlanda gjobit me 91 milionë euro kompaninë Meta

Meta, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp, u gjobit me 91 milionë euro këtë të premte nga rregullatori irlandez për shkelje të Rregullores Evropiane të të Dhënave (GDPR) për shkak të mungesës së transparencës pas një shkeljeje të sigurisë që prek fjalëkalimet e përdoruesve.

Në këtë vendim të ri, Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili vepron në emër të Bashkimit Europian, kritikon Metën se nuk ka vendosur masat e duhura të sigurisë, por edhe se ka marrë shumë kohë për ta informuar për problemin.

Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave nisi një hetim në prill të vitit 2019 pasi u informua nga Meta Ireland.

“Shkelja e sigurisë daton në janar 2019 dhe preku 36 milionë përdorues të Facebook dhe Instagram në Zonën Ekonomike Evropiane”, tha për AFP Graham Doyle, përfaqësues i autoriteteve në Irlandë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy