Njohja e territoreve të Krimesë, Sevastopolit, Republikave Donetsk dhe Luhansk, dhe rajoneve Kherson dhe Zaporizhia si ruse është e domosdoshme për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për gazetën braziliane O Globo, raportuar nga Tass.
Më herët Lavrov në një intervistë për televizionin amerikan CBS, i pyetur nga gazetarja ka këmbëngulur se pushtimi i Krimesë nga vendi i tij është një “marrëveshje e përfunduar”.
Kjo është një marrëveshje e përfunduar. Rusia nuk negocion territorin e vet. Bashkimi Evropian “dëshiron të shfrytëzojë, së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, nismën e paqes të presidentit Trump për të forcuar Ukrainën. Pra, nëse ky është qëllimi i armëpushimit, atëherë nuk besoj se është ajo që dëshiron presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar kohët e fundit se do të largohen nga negociatat nëse nuk arrihet përparim.
Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në vitin 2022, ndërkohë që janë zhvilluar disa takime mes palëve dhe ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.



