Kushtetuesja rrëzon dekretin e presidentit/ Hamataj: Zgjedhjet për Tiranën mund të mbahen në janar ose shkurt 2026 (VIDEO)

Kushtetuesja rrëzon dekretin e presidentit/ Hamataj: Zgjedhjet për Tiranën mund të mbahen në janar ose shkurt 2026 (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese ka vendosur me votë unanime të pezullojë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. 

Në këto kushte, zgjedhjet e planifikuara për 9 nëntor, për avokatin Ermal Hamataj, nuk do të zhvillohen.

I ftuar në “MCN Live”, Hamataj komentoi vendimin dhe pasojat që ai ka në procesin zgjedhor.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e bën të qartë se data 9 nëntor tashmë është pjesë e së kaluarës. Edhe sikur Kushtetuesja të japë vendimin final më 31 tetor, nuk ka më kohë për të ndjekur të gjithë hapat ligjorë që kërkon Kodi Zgjedhor, regjistrimi i kandidatëve, fushata elektorale dhe përgatitjet teknike nga KQZ. 

Vendimi nuk duhet parë si një mbrojtje politike për ndonjë figurë të veçantë, por si një ndërhyrje e nevojshme juridike për të vendosur rregull në një situatë të paqartë.

Ky nuk është një veprim për të mbrojtur kryetarin aktual të bashkisë apo ndonjë aktor tjetër. 

Është një ndërhyrje e drejtë nga Kushtetuesja për të normalizuar një amulli të madhe, të krijuar si pasojë e debatit politik dhe interpretimit të ligjit. 

Në një hipotezë realiste, Hamataj shpjegoi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës mund të mbahen më së herëti në janar ose shkurt 2026.

Nëse Gjykata Kushtetuese shfrytëzon të gjitha afatet që i jep ligji, përfshirë periudhën 30-ditore për shpalljen e vendimit, atëherë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës mund të mbahen më së herëti në janar ose shkurt 2026.

Në këto kushte, nuk ka arsye që deklaratat politike të lidhen drejtpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi aktorët politikë bëjnë politikë, ndërsa Kushtetuesja zbaton Kushtetutën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy