
Sipas vendimit të qeverisë, nga sot pothuajse të gjitha shërbimet në Shqipëri do të kryhen online.
Pak ditë më pare kryeministri Rama do të bënte me dije se nga sot do të mbyllen 95 për qind e sporteleve:
Në 1 Maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale. Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit”.



