Qeveria greke ka vendosur t’u japë 2 milionë euro stacioneve televizive që transmetojnë spote paralajmëruese lidur me Covid-19.
Shuma do të ndahet midis 6 stacioneve private televizive: Mega, Open, ANT1, ΣΚΑΪ, STAR dhe ALPHA që transmetojnë në të gjithë vendin.
Kriter për shpërndarjen e fondeve do të jenë nivelet e shikueshmërisë, raporton faqja e lajmeve news247.
Ky financim bujar i kompanive private të mediave është pritur me kritika në vend, sidomos nga opozita.
Ata thonë se fondet fare mirë mund të ishin investuar në lehtësimin e situatës që ka krijuar Covid-19.
Gjatë karantinës së prancerës, qeveria greke ndau 20 milionë euro për spotet "Qëndro në shtëpi" që u dhanë në media, përfshirë faqet e internetit që kishin vetëm një postim ose radio që kishin dalë nga tregu.
Në të njëjtën kohë, mediat kritike për qeverinë u përjashtuan nga "financimi".



