Komuniteti LGBT, Çipi: Duhet të ketë kufij! Kodi Penal shqiptar është pedofil

Komuniteti LGBT, Çipi: Duhet të ketë kufij! Kodi Penal shqiptar është pedofil

Regjisori Kastriot Çipi, për deklaratën e aktivistes së LGBT, Xheni Karaj, lidhur me transgjinorët që i nënshtrohen një procesi trazicioni që kthehen në femër, janë femra totalisht, nuk bie dakord.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se nuk janë femra në të gjithë termat e tjerë se bëjnë hormonoterapi, përfundon me kirurgji në organet gjenitale.

Por në aftësitë riprodhuese, mashkulli transgjinor nuk lind. Ka edhe si fituesja e festivalit Europian si Conchita që ishte me mustaqe. Është histori e gjatë.

Prandaj e përdora shpesh shprehjen, kur del djalli nga shishja. Filluan këto gjëra tani, kush e di ku do dalin.

Unë e pranoj të më thuash t’i Mustafa Nano nuk jam më, por jam Almira Nano. Bëhu femër! Bëhu me të gjitha! Ky është debat që detyrimisht kalon te etika.

Dy homoseksualë apo dy lesbike duan të kenë fëmijë. Biologjikisht e kanë të pamundur. Rast i lexuar, i ndodhur në Nebraska. Dy meshkuj jetonin bashkë por nuk kishin fëmijë.

Vendosën të kishin fëmijë. Nëna e atij që quhej femra, e homoseksualit pasiv, ofroi trupin e saj si mbartëse. Por nëna ishte e paaftë për shkak të moshës.

Motra e mashkullit aktiv ofroi vezën e saj. Ky fëmija që ka lindur, e ka nënë apo gjyshe gruan që e mbajti në bark?

Atë që i ka dhënë vezën, e ka hallë apo nënë? Atë që ka dhënë spermën, e ka dajë apo baba. Ndaj duhet të ketë kufi. Ky rast është inçest! Se ata janë vëlla e motër.

Për këtë fëmijën kush do kujdeset nëse nesër ka probleme shëndetësore. Ne nuk i marrim kurrë parasysh të drejtat e fëmijëve, kur flasim për komunitetin LGBT.

Problemi janë fëmijët! Nuk mund të vendosë prindi të shkatërrojë fëmijët. Ka diskutime se pedofilia është orientim seksual.

Kodi Penal shqiptar është pedofil. Kodi ndalon marrëdhëniet seksuale nëse bën marrëdhënie seksuale me të mitur.

Por limiti i Kodit shqiptar është 14 vjeç. Në vende të ndryshme ka disa nivele ndalimi. Në Amerikë, për atë që është 14 vjeç, të kap ligji nëse je 14 vjeç e një ditë.

Nëse bëj seks me një vajzë 14 vjeç e një ditë, nuk më kap ligji. Në Amerikë ka një kufizim tjetër, përtej moshës 18 vjeç, kur raportet e tua janë raporte besimi, kujdestar, mësues, pedagog.

Nuk lejohet të bësh seks me studenten, duhet të jesh 21 vjeç. Unë të vij në shkollë të jap mësim, nuk vij të gjej dashnore.

Re në dashuri, jep dorëheqjen! Habitem si nuk është ngritur dikush nga këto shoqatat që të ketë kufizime në Kodin Penal!

14 vjeç e një ditë, unë të marr në shtëpi. Unë këtë e quaj skandal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy