Vrau të moshuarën me të cilën jetonte, 30 vite burg për kujdestaren shqiptare

Vrau të moshuarën me të cilën jetonte, 30 vite burg për kujdestaren shqiptare

Gjykata e Perugias në Itali ka dënuar me 30 vite burgim 55-vjeçaren shqiptare Renata Keta, për vrasjen e të moshuarës Danielle Chatelain. Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të 2016, në banesën e Chatelain, në rrugën “Oberdan”.

‘Ansa’ shkruan se procesi gjyqësor ndaj Ketës është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, ndërsa ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Shqiptarja jetonte bashkë me gruan zvicerane, për të cilën e bija e kishte punësuar që të kujdesej.

Renata Keta

KRIMI MAKABËR

Ngjarja e rëndë që tronditi Italinë ndodhi pas një sherri mes Ketës dhe të moshuarës. Në atë kohë mediat italiane raportuan se shqiptarja rrahu për vdekje 70-vjeçaren, pasi e moshuara do ndërronte banesë dhe me shumë gjasa ajo nuk do jetonte më me të.

Danielle Claudine Chatelain u gjet e pajetë rreth orës 8:00, në korridorin e banesës së saj në rrugën “Oberdan 50”, më 27 Maj 2016. Sakaq, nga hetimet e policisë, u arrit në përfundim se e moshuara u dhunua nga Keta dhe më pas u rrëzua nga shkallët, dëmtime që i morën jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy