Bie zjarr në banesë, humb jetën 30-vjeçari, lëndohet nëna

Bie zjarr në banesë, humb jetën 30-vjeçari, lëndohet nëna

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në fshatin Bishnicë (Mokër), në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës rreth orës 23:00. Si pasojë e zjarrit është djegur e gjithë banesa dhe në një nga dhomat e saj është gjetur i vdekur shtetasi I.E., rreth 30 vjeç.

Gjithashtu ka mbetur e lënduar edhe nëna e tij, B.E., e cila u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy